Këngëtarja Miriam Cani e ka nisur karrierën e saj në Gjermani, por në shtetin ku jetoi për shumë vite, ajo, përveç se ka qenë pjesë e grupit pop Preluders, ka drejtuar edhe një emision televiziv.

Ditën e djeshme, si për nostaligji, Miriam ka postuar një video në Instagram para 10 vitesh me Alban Skënderaj.

Advertisement

Në të shihet ajo në rolin e moderatores, ndërkohë që drejtonte një emision për talentet e reja, të quajtur “E Clips New Talent Show” .

 “Kur bënim sikur nuk njiheshim. 10 vite më parë në programin tim , shkruan Miriami në Instagram.

Ehh, cili prej tyre e dinte se 10 vite më vonë do të kishin një vogëlushe të quajtur Ameli?