Michael Jackson, i cili është ndarë nga jeta në 2009, është renditur i pari nga revista prestigjioze “Forbes”, si artisti i ndarë nga jeta që fiton më shumë të ardhura, për të tretin vit rresht.
Vitin e kaluar të ardhurat e tij arritën deri në 140 milionë dollarë, ndërsa kjo shumë ka ardhur duke u ulur pasi për këtë vit të ardhurat e tij kanë kapur shifrën prej 115 milionë dollarësh.
Ylli i “Fast and Furious”, Paul Walker, është bërë pjesë e kësaj liste për herë të parë këtë vit, duke u renditur në vendin e 9.
Walker, i cili u nda nga jeta në 2013, ka arritur të mbledhë rreth 10.5 milionë dollarë të ardhura për këtë vit.
Ja cila është lista e plotë e 13 personazheve publik që kryesojnë klasifikimin e “Forbes”:
Michael Jackson: 115 milionë dollarë
Elvis Presley: 55 milionë dollarë
Charles Schulz: 40 milionë dollarë
Bob Marley: 21 milionë dollarë
Elizabeth Taylor: 20 milionë dollarë
Marilyn Monroe: 17 milionë dollarë
John Lennon: 12 milionë dollarë
Albert Einstein: 11 milionë dollarë
Paul Walker: 10.5 milionë dollarë
Bettie Page: 10 milionë dollarë
Theodor Geisel: 9.5 milionë dollarë
Steve McQueen: 9 milionë dollarë
James Dean: 8.5 milionë dollarë