1 miliard $ për këmbët e Carey

Kështu Mariah Carey këngëtare, aktore dhe producente diskografike i ka siguruar këmbët e saj për 1 miliard $, gati një mijë herë më tepër se top modelja gjermane Heidi Klum. Britanikja THE INDEPENDENT ka përpiluar kështu listën me pjesët më të çmuara fizike të personazheve të famshëm. Jennifer Lopez ka siguruar te prapmet për 18 milion stërlina, ndërkohë flokët kacurrela të këngëtarit Tom Jones vlejnë gati 3,5 milion stërlina. Duart e Keith Richards, kitaristit eksentrik të Rolling Stones janë vlerësuar 2 milion stërlina, sperma e ngrirë e liderit të Van Halen, David Lee Roth është vlerësuar 656 000 stërlina e pason gjoksi i këngëtares Dolly Parton me 200 mijë $ secili. Në fund të listës qëndrojnë dhëmbët e bardhë të America Ferrera, ylli i serialit televiziv “Ugly Betty”. Dhëmbët e saj perfektë kanë qenë ikonë e pastës së dhëmbëve Aquafresh në vitin 2007. Dhëmbët e America-s vlejnë 650 mijë stërlina.

Advertisement