Zyrtarisht të ndarë

Divorci i Courteney Cox dhe David Arquette është finalizuar. Edhe pse çifti u nda në Tetor 2010, ata pritën për të bërë kërkesën për divorc deri më Qershor 2012 dhe zyrtarisht martesa u anullua nga një gjykatë e Los Angeles-it të martën (28.05.2013). Courtney së fundmi ka rrëfyer se vazhdon t’a dojë David-in, të cilit i referohet si miku i saj më i ngushtë: “Ai është miku im më i mirë në të gjithë botën. E vlerësoj Davidin tani më tepër se kurrë më parë… është e vështirë. Nuk e rekomandoj divorcin në përgjithësi, por ju e dini që ai është miku im më i mirë dhe ne jemi rritur e kemi ndryshuar”. Aktorja 48 vjeçare mendon se ndarja e ka afruar akoma më tepër me Davidin 41 vjeçar: “Mendoj se të dy e vlerësojmë njëri-tjetrin më tepër tani. Uroj që të jetë kështu dhe për të”. Kujtojmë se çifti u lidh pasi u takuan në sheshxhirmimin e filmit SCREAM në 1995-ën dhe u martuan në 1999-ën.

Advertisement