Kjo ka ndodhur në Texas, në shtetin ku çifti kish nënshkruar marrëveshjen e tyre martesore. Aktorja kish paraqitur kërkesën për divorc në Nëntor 2010 dhe martesa u anullua të premten e shkuar në Texas. “Dokumetat e divorcit do të mbërrijnë sot. Eva është e lumtur dhe ka ecur pëpara me jetën e saj”,- ka thënë një burim për In Touch Weekly. Paçka problemeve personale, Eva Longoria ishte prezente në Screen Actors’ Guild Awards (31.01.2011) për të dorëzuar një çmim. Së fundmni aktorja ka postuar dhe një mesazh në Twitter: “Ju falenderoj të gjithëve që vazhdoni të më dërgoni dashuri. Është e mrekullueshme të lexosh mesazhet tuaja që më bëjnë vërtetë të buzëqesh. Faleminderit!”. Mendohet se për momentin Eva është duke u frekuentuar me Eduardo Cruz, vëllai 25 vjeçar i Penelope Cruz.