Ky është vendimi më i fundit që kanë finalizuar zvicerianët duke votuar në favor të një amendamenti kushtetues për të ndaluar ndërtimin e minareve në vendin e tyre. Ky rezultat në fakt ka tronditut komunitetin mysliman të Zvicrës, i cili përbën rreth 6% të popullsisë së këtij vendi. Ndërkaq, kanë qenë rreth 58% e votuesve të cilët mbështetën nismën e udhëhequr nga Partia Nacionaliste zvicerane e Popullit, për të kundërshtuar ngritjen e minareve në Zvicër, me argumentin se janë simbol i pushtetit politik islamik. Ndërkaq, shumë myslimanë kanë shprehur shqetësimin se një masë e tillë mund të përhapej në të gjithë Evropën, duke përfshirë Francën fqinje, e cila ka rreth pesë milion myslimanë, komunitetin më të madh islamik të Evropës perëndimore.


