Zimbabve – Kërcënime ndaj kompanive perëndimore

86 vjeçari, ish-lider në luftën guerrile, lëshoi deklarata kërcënuese ndaj perëndimit gjatë konferencës së partisë së tij në kryeqytetin Mutare. “Kjo konferencë duhet të dalë me një program të ri dhe solid: të luftojmë sanksionet. Prej kohësh jemi treguar të duruar ndaj padrejtësive që na janë bërë. Pse duhet të vazhdojmë të kemi 400 kompani britanike në vendin tonë kur nga Britania përfitojmë vetëm sanksione?!”, tha Mugabe. Mugabe kërkoi miratimin e një akti të zhvillimit ekonomik në vend, i cili do të detyrojë kompanitë e huaja të transferojnë 51% të kapitalit të tyre në duart e bizneseve vendase brenda një afati kohor prej 5 vjetësh.

Advertisement