Zhvillohet mbledhja e grupit të PS: Angazhim maksimal në Kuvend e Komisione

Nën drejtimin e Gramoz Ruçit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2015 pak orë përpara rinisjes nga puna të jetës parlamentare pasditen e të hënës.

E gjithë mbledhja i është dedikuar anës organizative të grupit parlamentar. Gramoz Ruçi i ka paraqitur deputetëve socialist kalendarin e pritshëm trejavor të punimeve të Kuvendit. Gjithatu është diskutuar edhe për disa ndryshime që do të pësojë përfaqësimi i PS në Komisionet Parlamentare. Kryetari grupit parlamentar ka kërkuar një angazhim maksimal të deputetëve jo vetëm në seancat plenare por në mënyrë të posaçme nëpër komisione.

Advertisement