Njëri nga tatuazhet, si dedikim dashurie ka qenë në një vend ku vetëm bashkëshorti mund t’ja shihte. Por tani që romanca ka mbaruar dhe divorci është shumë afër të qenit zyrtar, më e bukura e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” po kërkon ndihmën e ekspertëve për t’a hequr tatuazhin në vendin intim. Deri më tani askush nuk ishte në dijeni për këtë tatuazh, por tani që aktorja do t’a fshijë ish bashkëshortin nga jeta e nga lëkura e saj, ky sekret i vogël u morr vesh. Tatuazhe të tjera të lidhur me ish bashkëshortin janë numri 9 (nr. i bluzës së Tony-t si lojtar i San Antonio Spurs) dhe data 7/7/2007 tek pulsi i djathtë (data e martesës së çiftit).