Zhdukja e Ervis Martinajt, Çuçi: Do merrni përgjigje vetëm kur të ketë një provë të fortë!

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë teksa prezantoi prioritetet për vitin 2023 ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u pyet nga gazetarët edhe për hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Çuçi tha se publiku është informuar për veprimet policore për zbardhjen e zhdukjes së Vis Martinajt, ndërsa theksoi se do të ketë një komunikim nga policia vetëm nëse do ketë një provë të fortë lidhur me çështjen.

Advertisement

“Keni qenë të informuar për veprimet policore për zbardhjen e ngjarjes. Policia vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për të deklaruar fakte. Përgjigje përfundimtare do të ketë kur të ketë një provë të fortë për këtë personazh. Pjesa e skenareve dhe thashethemeve është i lirë çdo kush ti bëjë, por nuk është çështje e policisë. Nuk ka shkop magjik për të zbardhur ngjarje aq më tepër për një figurë të tillë të botës së krimit. Garantoj që policia ka një vëmendje të veçantë për këtë histori”-tha Çuçi.