Zhaku flet për ndarjen nga partneri pas 7 vitesh martesë: “Më futi në depresion!”

Inida Kreuz apo siç njihet me emrin e saj të artit, Zhaku është rikthyer mbrëmjen e sotme me një intervistë për Bieta Sulon në Top Channel.

Ndër të tjera, shkrimtarja dhe moderatorja ka folur edhe për ndarjen nga bashkëshorti i saj gjerman Kristian, pas 7 vitesh martesë.

Advertisement

Sipas Zhakut, marrëdhënia e tyre u bë mjaft toksike dhe nisur nga gjendja e saj emocionale mori vendimin për t’u ndarë.

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje”, – tregoi Inida.

Më pas ajo tregon: “Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë!”

“Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, –  përfundon Zhaku.