Aktorja Olta Gixhari ka treguar se nuk do që të normalizojë marrëdhënien me moderatoren Zhaklina Gjolla.
Teksa po luanin “e vertetë apo sfidë” në oborr, Zhaklinës iu dha sfidë që të shkojë dhe të bëjë paqe me Oltën.
Por reagimi i aktores ishte i prerë dhe komplet injorues: një shikim i ftohtë dhe asnjë fjalë.
Olta Gixhari është shndërruar padiskutim në një ndër banoret më të komentuara të BBV Albania. Së fundmi, ajo ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Zhaklinës, e cila u shpall edhe më e preferuara e publikut, ku zgjodhi që të dërgonte në rulotë aktoren së bashku me tenorin, Armaldo.
Mirëpo, Olta nuk e ka lënë me kaq.
Teksa ka qenë duke biseduar me Luizin, ajo ka thënë për Zhaklinën: “Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”. Menjëherë, Luizi i mbështeti mendimin Oltës.
Diskutime e debate ka pasur së fundmi në “Big Brother VIP Albania”. Mirëpo, së fundmi, aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.
Aktorja ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.
Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.