Zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Thoma Gëllçi do të jetë drejtuesi i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar, pas votimit të Këshillit drejtues të RTSH-së. Gëllçi do të zëvendësojë në këtë detyrë, Martin Lekën. Ishin 7 vota pro dhe 4 kundër, për drejtorin e sapokonfirmuar të RTSH-së, i cili garonte për këtë post me prof. Petrit Malajn. Alfred Peza, i cili është nënkryetar i komisionit të medias, ka deklaruar se drejtori i ri u zgjodh me konsensus. “Ai u zgjodh me shumicë votash nga anëtarët e këshillit drejtues, çka do të thotë se ka marrë mbështetje edhe nga opozita”, ka deklaruar Peza. Thoma Gëllçi njihet për publikun shqiptar si kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” dhe ish-këshilltar i ish-kryeministrit Meta për mediat.

Advertisement