Zgjedhjet Vendore, PD zyrtarizon katër kandidatë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatë të tjerë për zgjedhjet vendore.
Në Peqin ajo vendosi te kandidojë Albert Krecin, i cili aktualisht mban detyrën e kryetarit të komunës së Pajovës.
Për Burrelin është përzgjedhur Nezir Rizaveni.
Në Klos do të kandidojë Basir Çupa dhe në Pukë Rrok Doda.
Kandidaturën për Tiranën Partia Demokratike pritet ta shpallë gjatë javës së ardhshme.
Ndërkohë që ajo ende nuk ka mbyllur negociatat me aleatët, veçanërisht me republikanët që kërkojnë kandidimin e Agron Dukës në Durrës.