Zgjedhjet vendore, Blushi: kandidatët nuk janë të partisë, por të një personi

Deputeti Ben Blushi në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist është shprehur i pakënaqur me zhvillimet e deritanishme që lidhen me zgjedhjet lokale.
“Duhet të kishin dalë emrat. Shumë vonë jemi. Në përgjithësi duhet të kishte pasur më shumë transparencë. Këta janë kandidatë të vetëm një njeriu deri më tani, s’janë akoma të Partisë Socialiste. Për fat të keq!”, deklaroi Blushi.
Ndërkohë Sekretari Organizativ Blendi Klosi, në garë për të kandiduar në Tiranë nuk ka bërë asnjë koment.
Në mbledhjen e grupit mungoi ministri Erion Veliaj, edhe ky njëri prej dy emrave më të lakuar që presin një konfirmim përfundimtar për garën në kryqytet.

Advertisement