Zgjedhjet Vendore 2015, KQZ kërkon përgjegjshmëri

Menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për përgatitjen e tyre.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e këtij institucioni Drilona Hoxha u shpreh se KQZ kërkon rritjen e frymës së bashkëpunimit, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë nga të gjithë aktorët dhe faktorët që luajnë rol në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Sjellim në vëmendje të institucioneve qëndrore, ministrive, organeve të qeverisjes vendore, bashkive dhe institucioneve të prefektëve në të gjithë vendin, zbatimin e detyrimit ligjor për caktimin e nëpunësve ndërlidhës përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ-në, për veprimtaritë që kanë lidhje me administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike. Në rast mos zbatimi të këtij detyrimi ligjor, sipas kërkesave dhe brenda afatit të përcaktuar në nenin 4 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja do të konsiderojë se titullari i institucionit përkatës, ka marrë përsipër këtë funksion, kjo në kuptim të përcaktimeve të dispozitës sipërcituar.” thuhet në deklaratën e KQZ-së.

Advertisement