Zgjedhjet lokale, LSI shpall 15 kandidatë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik emrat e 15 kandidatëve që sipas marrëveshjes me PS kjo forcë politike kishte të drejtën ti propozonte. “Kandidatët tanë do të jenë me dinjitet dhe po ashtu fushata do të jetë transparente”, theksoi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në fjalën e tij para mediave.
Kandidatët e LSI:
Lezhë – Vikor Tusha
Gjirokastër – Zamira Rami
Berat – Petrit Sina
Kukës – Hasan Halili
Pogradec – Diana Mile
Përrenjas – Miranda Rira
Kuçovë – Selfo Kapllani
Bulqizë – Milaim Damazi
Cërrik – Altin Toska
Selenicë – Kasëm Cene
Vorë – Luan Sallaku
Mallakastër – Shyqyri Kapllani
Skrapar – Nesim Spahiu
Delvinë – Rigels Balili
Kolonjë – Arben Malo
Më herët Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së ka siguruar se në zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të respektohet vota e qytetarit. Nga mbledhja e kryesisë së LSI-së, Meta theksoi se vota e qytetarit është më e rëndësishme se rezultati, ndaj këto zgjedhje do të jenë pozitive për të gjithë.

Advertisement