Është zgjidhur misteri se kush do të jetë prezantuesi i edicionit të tetë të “Big Brother” që transmetohet në Top Channel.
Ai është prezantuesi i njohur Ledion Liço.
Liço do të zërë vendin e Arbanës e cila njoftoi para pak muajsh se nuk do të jetë ajo prezantuesja e këtij edicioni të “Big Brother” pasi është shtatzënë.
Shumë emra ishin përfolur për prezantuesin e spektaklit por më në fund drejtuesit kanë zgjedhur pikërisht Ledion Liçon.
Më herët ishin përfolur emrat e Eno Popit, Luana Vjollcës apo Albana Osmanit, edhe këta prezantues prej vitesh në Top Channel.