Vietnami njoftoi ekzistencën e një varianti të ri të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long pohoi se ky variant është parë tek disa qytetarë të shtruar në spital.
“Në Vietnam është zbuluar një variant të ri i Covid-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të zbuluara për herë të parë në Indi dhe Britani”.
Sipas tij, varianti i ri hibrid është më i transmetueshëm sesa versionet e njohura më parë, veçanërisht nga ajri. Ai tha se mutacioni u zbulua gjatë testit tek disa pacientë të infektuar dhe se kodi gjenetik i virusit do të vihet në dispozicion të shkencëtarëve së shpejti.
Vietnami, vend që ka regjistruar numër relativisht të ulët të rasteve gjatë muajve të pandemisë, është përballur me rritje të shpejtë të shkallës së infektimit në muajin e kaluar.
Vietnami më parë ka raportuar për shtatë variante të koronavirusit, katër britanike dhe tri indian