Zbulohet lidhja e Olta Gixharit me 23-vjeçarin (FOTO)

Edhe pse nuk e ka pohuar historinë e re të dashurisë me një djalë 23-vjeçar nga Tirana, e vërteta na rezulton ndryshe.
“Panorama Plus” shkruan sot se Olta Gixhari po jeton lidhje stabël me 23-vjeçarin simpatik nga Tirana, i cili e ka shoqëruar në festën e “Albtelecom”, ku Olta ka qenë imazh i kompanisë.
Fotot janë shkrepur nga një person anonim poshtë zonës VIP të “Folie”, ku aktorja ndodhej e ulur në një kolltuk dhe mund të shihej qartë nga të gjithë klientët që kishin ardhur për të festuar party-n e titulluar “Sekreti i ëmbël”.
Edhe pse Olta është kujdesur të mos lërë përshtypjen se ishte çift me të dashurin, Xhek, ka qenë dikush që i ka kapur afër njëri-tjetrit në një moment pas mesnate të festës. Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e bukura që postonte në rrjetet sociale.
Më vonë ishte vetë Xheku, që postoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen.
Ai quhet Xhek Nasufi, dhe flitet se është student në degën e Ekonomisë në një nga universitetet private në Tiranë.
Advertisement