Paneli i trajnerëve të The Voice of Albania për këtë vit, është kompletuar. Pas Alban Skënderajt dhe Genc Salihut, mësohet se pjesë e panelit do të jenë këngëtarët Besa Kokëdhima dhe Xuxi. Ka qenë Besa Kokëdhima ajo që fillimisht ka bërë me dije lajmin përmes shpërndarjes të një postimi të The Voice of Albania në Instagram. Më pas, Ledion Liço ka bërë të ditur dhe emrin e trajnerit të katërt, Naim Bunjakut, i njohur ndryshe si Xuxi. Në postimin e saj, këngëtarja bën me dije se do të jetë një gjyqtare, jo për të gjykuar, por për të ndihmuar të rinjtë në hapat e tyre.