Zayn publikon këngën e re! Një mini-film me modelen që i ngjan Gigi-t (Video)

Menjëherë pas ndarjes, Zayn e hoqi Gigi-n nga Instagrami i tij si nga lista e ndjekësve dhe nga fotot që ishin bashkë.

Zayn hoqi çdo postim në Instagram, duke bërë vetëm postimet e reja lidhur me këngën e re, e cila doli dje ashtu siç ishte njoftuar. Mesa duket kënga është pëlqyer shumë, pasi për disa orë ka arritur mbi 5 milion klikime. Klipi i këngës “Let me” është një film i shkurtër, që të mban të mbërthyer deri në fund, ndërsa protagonistja kryesore është një modele (Sofia Jamora) që i ngjan shumë ish-të dashurës së Zayn, Gigi Hadid.

Advertisement

Megjithatë po jua lëmë ju ta gjykoni duke parë klipin.