Zayn Malik revoltohet me One Direction: “Nuk më linin të flisja”

Që kur është larguar nga grupi, Zayn Malik nuk ka hezituar të kritikojë shpesh ish-miqtë e tij të One Direction.
Malik ka treguar se ata nuk e linin asnjëherë të fliste në intervista dhe se ndihej i ndrydhur me ta.
23-vjecari ka thënë për revistën Complex: “Ata mohonin identitetin tim, atë që më pëlqente tek muzika.”
“Kjo ishte dicka që nuk do të zhdukej, ndaj mu desh të largohesha nga grupi. Ndihesha i ndrydhur.”
Ai ka sqaruar se në intervista, anëtarët e One Direction përgjigjeshin gjithnjë para tij dhe nuk e linin të fliste.

Advertisement