Zanfina Ismajli sē fundmi është shkëputur krejtësisht nga muzika, e siç edhe më herët ajo vetë është shkprehur, nuk dihet nëse do të rikthehet sërish. E ftuar në programin “Mirage” në Kosovë Zanfina rrëfeu për uljet e për ngritjet në karrierën e saj, e cila siç ajo tha ka patur të mirat dhe të këqiat. E mira tha Ismajli ka qenë dashuria e madhe e publikut, ndërsa ajo nuk përjashtoi edhe ‘brrylat’ që ka hasur gjatë 16 viteve të karrierës.
“Ka patur njerëz që më kanë bërë shumë dëm dhe arsyeja ka qenë se ata kishin një xhelozi të tmerrshme për Adelinën e në këtë mënyrë e godisnin atë tek pika e saj e dobët, që isha unë. Raste ka patur në festivale që janë munduar të më degradojnë, pavarësisht se publiku më ka dashur shumë”: tregoi për “Mirage” kēngëtarja simpatike.
Duke mbetur sërish tek e motra Adelina, Zanfina u shkreh se s’e ka kuptuar asnjëherë pse koleget e saj e kanë patur përherë një xhelozi kaq të madhe për të, duke folur vetëm keq pas krahëve.
Aktualisht Zanfina po shijon pauzën që ka marë dhe duket se po i shijon.