Ylli i “Rolling Stones” me kancer

Ylli i bandës së Rock-ut “The Rolling Stones”, Bill Wyman, ka zbuluar se është duke luftuar me kancerin.

Muzikanti 79-vjeçar, themelues i grupit i cili u largua në vitin 1993, është parë në publik për herë të fundit në dasmën e Rupert Murdoch me supermodelen Jerry Hall.

Advertisement

Një zëdhënës për babain e 4 fëmijëve ka thënë: “Bill Wyman, ish-anëtari i Rolling Stones, është diagnostikuar me kancer në prostatë. Ai po i nënshtrohet një trajtimi dhe pritet që të ketë një shërim të plotë pasi është kapur në fazat e para”.