Ylli i ‘Harry Poter’ së shpejti baba!

Aktori britanik Daniel Radcliffe dhe e dashura e tij aktorja amerikane Erin Darke janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti janë së bashku për një dekadë, ndërsa thuhet se janë takuar në xhirimet e filmit Kill Your Darlings në 2013.

Advertisement

Jeta private e Radcliffe shfaqet shumë pak në media duke qenë se aktori ka zgjedhur ta ekspozojë atë sa më pak. 33-vjeçari ishte shprehur edhe më herët për mediat se dëshironte të bëhej së shpejti baba, pasi siç shprehej asokohe, të gjithë miqtë e tij kishin krijuar familjet e tyre.

Aktori britanik fitoi famë në mbarë botën kur luajti në filmin e Harry Poter i frymëzuar nga librat e shkrimtares Joanne Rowling. Ai ka luajtur edhe në filmat e tjerë si “The Lost City”, “Viktor Frankenstein” dhe “Now You See Me 2”. Ndërsa për rolin e tij në filmin “Weird: The Al Yankovic Story” mori një nominim në kategorinë e performancës më të mirë në një komedi.