Sydney Sweeney është bërë shpejt një nga aktoret më të kërkuara në industrinë e filmit.
Fiziku i saj mahnitës dhe performanca e spikatur si Cassie në serialin e HBO “Euphoria” e kanë katapultuar aktoren në majat e Hollywood-it.
Aktualisht 25-vjeçarja është duke xhiruar një komedi të re romantike të titulluar “Anyone But You”.
Së fundmi ajo u shfaq në një reklamë për Frankies Bikinis.
Megjithatë, jo gjithçka ka qenë e lehtë për aktoren.
Në një intervistë për New York Post, 25-vjeçarja tha se “kishte gjoks përpara vajzave të tjera dhe kjo e ka bërë të ndihet e përjashtuar”.
Më parë, ajo ka treguar se si është bullizuar si “e shëmtuar” online.
Duke ditur se ndryshimet fizike ndodhin në periudha të ndryshme për të gjithë, situata e Sweeney është një realitet që e kanë përjetuar shumë gra në gjithë botën.
Pas intervistës së saj, shumë gazetare dhe njerëz të medias i dolën në mbrojtje dhe thanë se e kuptonin.
“Gjinjtë e mi filluan të dukeshin kur isha 10 vjeç dhe ka qenë një eksperiencë traumatike në shkollë. Të kuptoj shumë mirë”, u shpreh Kristin Special, për shembull, një gazetare.