Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.
Ai së fundmi ka postuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me portierin e Bayernit, Manuel Neuer.
“Një pasdite e kaluar mirë me legjendën Manuel Neuer”, ka shkruar Limani krahas postimit.
Këngëtari ndërkohë po vazhdon me koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Ai edhe në vitin që lamë pas ka qenë një nga yjet më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Të fundit këngë të quajtur “Kriminele” e lansoi në muajin dhjetor në bashkëpunim me reperen Loredana Zefi.
Ky projekt ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në YouTube.