Xherdan Shaqiri i thotë JO Beogradit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri prej disa kohësh është pjesë e skuadrës së ‘Liverpool’. Nesër ky grup do të përballet me një skuadër serbe, “Crevena Zevzed” dhe trajneri ka vendosur të Shaqirin të mos e grumbullojë për këtë ndeshje. . Me sa duket ky vendim i tij ka ardhur pasi ka dashur që të shmangë ndonjë incident të papritur që mund të ndodhë në gjaknxehtësi.
Por me sa duket kjo mungesë e Xherdanit ka rënë në vesh të mediave serbe, të cilat kanë kujtuar ndeshjen e fundit në të cilën ai festoi me shqiponjë.
Gjithashtu ata shtojnë se futbollisti ishte shprehur para disa ditësh se nuk kishte aspak frikë për përballjen në Beograd./revistawho.com

Advertisement