Xheraldina Vula reagon e prekur rreth vrasjeve makabre të qenve në Tiranë dhe bën një thirrje

Listës së personazheve që kanë reaguar pas ngjarjes makabre në Tiranë ku qentë endacakë keqtrajtohen dhe vriten në mënyrë mizore i është bashkuar së fundmi edhe Xheraldina Vula. Nëpërmjet një statusi në Instagram ajo ka kërkuar reagimin e qytetarëve, duke shkruar se ai qen i tërhequr zvarrë duhet të kthehet në territor. Shkrimin  e saj Xheraldina e mbyll duke thënë se kjo padrejtësi mund të luftohet vetë nëse të gjithë qytetarët bëhen bashkë.

Kërkohet reagim! Ai qen i tërhequr zvarrë ashtu duhet të kthehet në territor! Ju lutemi kërkoni me ngulm kthimin e qenit. Vullnetarët e zonës duhet të kërkojnë nga spitali i bashkisë të kthehet atje ku rrinte. Nëse nuk veproni fati i tij është i shënuar. Të vetëm nuk mundemi ta luftojmë këtë padrejtësi.”– shkruan Xheraldina!

Advertisement

Ngjarja që tronditi qytetarët ditën e sotme

Jemi dëshmitarë të dhjetëra rasteve kur qentë tërhiqen zvarrë dhe vriten në mënyrë mizore nga qytetarë të ndryshëm. Ditën e sotme janë publikuar në rrjetet sociale disa video në të cilat shihet se policët bashkiakë marrin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çojnë më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër. “ARSA Albania” ka publikuar videon nga Kashari, duke denoncuar sjelljen e oficerëve. Pasditen e kësaj të enjteje, disa personazhe të njohur si, Dorina Mema dhe Besa Kokëdhima, së bashku me disa qytetarë janë mbledhur para spitalit të qenve në Kombinat për të protestuar dhe treguar se çfarë ndodh me kafshët. Spitali ka qenë i mbyllur, ndërkohë që duhet të jetë gjatë gjithë kohës në shërbim të qenve dhe qytetarëve që duan të adoptojnë ndonjë.