Xheneta Fetahu, në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, komentoi rikthimin e Egli Takos në “Big Brother VIP”, duke e cilësuar si një vendim të gabuar për imazhin dhe karrierën e saj.
“Unë jam pro që ajo të respektojë veten dhe të mbajë qëndrim për veten, por nuk jam pro me rikthimin e saj. Unë mendoj që është dështim për të dhe karrierën e saj,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi se Egli nuk po tregon origjinalitet dhe se në shumë raste duket sikur po e imiton atë.
“Do kisha dashur që të rikthehej si Egli dhe jo duke imituar dikë. Në shumë situata më imiton mua, se si kam luajtur unë lojën time dhe në momentin që imiton dikë tjetër nuk je personazh në vete, nuk i bie që ke identitet dhe karakterin tëndin.”
Sipas saj, Egli po përpiqet të duket si një lojtare e fortë, por veprimet e saj tregojnë të kundërtën.
“Unë mendoj se kishte dalë më burrneshë që në momentin e parë, natën e parë që ka hyrë me marrë Gjestin të sqarohej me të, pse ke thënë këtë, pse ke luajtur këtë. Mendoj se po mundohet që të duket si lojtare, por kjo nuk e bën lojtare. Atë e bën lojtare më shumë kur e mbyll atë temë. Ajo thotë ‘s’do qaj para teje’, e pastaj qan me të tjerët.”