Prezantuesja e njohur Xhemi Shehu ka sjellë në jetë të mërkurën, fëmijën e saj të dytë.
Lajmi është bërë publik nga miku i saj gazetari Olti Curri, i cili ka ndarë me fansat e Xhemit edhe disa detaje të tjera; Djali i porsalindur peshon 3.2 kilogram dhe emrin prindërit ia vendosën Gabriel. Ky është djali i dytë për Xhemi Shehun dhe partnerin e saj Visin, pas Martinit. Edhe gjatë kësaj shtatëzanie, ish-velina e Fiks Fare, ruajti një profil të ulët duke u rezervuar në daljet publike.