Wiz Khalifa përsëri me Amber Rose?

Wiz Khalifa dhe Amber Rose janë parë në shoqërinë  e njëri-tjetrit në një lokal nate në Hollivud. Ata janë divorcuar në vitin 2014. Wiz dhe Amber nga martesa e tyre kanë një djalë 3-vjeçar dhe kanë deklaruar se kanë marrëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin. Çifti ka qenë bashkë për të reflektuar mbi martesën dhe, mesa duket, ka akoma dashuri mes tyre. Amber Rose ka postuar një status në Twitter ku thotë: “Jam argëtuar shumë me ish-bashkëshortin mbrëmjen e djeshme. Ne nuk dolëm për të festuar divorcin tonë, por për të festuar dashurinë për njëri-tjetrin, e cila nuk do të mbarojë asnjëherë”.

Advertisement