Bashkëshortja Jada Pinkett Smith ka rrëfyer se i shoqi është duke e konsideruar seriozisht lënien e kinematografisë për një karrierë politike dhe sytë i ka të drejtuar nga Shtëpia e Bardhë. “Will po mendon të merret me politikë. Dikur më tha se e imagjinonte veten President të SHBA‐ve dhe nuk po bënte shaka, përkundrazi ishte tepër serioz”,‐ ka thënë Jada, e cila nuk bezdiset aspak nga ideja e të qenurit Zonja e Parë. Sigurisht që dhe ajo do të angazhohet në politikë. Aktorja dëshiron që sistemi i edukimit në SHBA të reformohet dhe është e përgatitur të bëjë një fushatë për ndryshim. “Will dhe unë duam të lëmë gjurmë në këtë planet, dhe më këtë i referohem gjurmëve më të mëdha se kinematografia”,- ka thënë ajo.
Will Smith President
Saturday, December 6, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


