Abel apo, siç e njohim të gjithë, The Weeknd, e ka nisur javën mbarë me shifrat. Dhe këtu flasim për shitjet e albumit të tij të ri, “Starboy” dhe pozicionimin në chart-et ndërkombëtare.
Një nga tregjet më të fuqishme të momentit, për të mos thënë më i fuqishmi, Spotify, ka publikuar ditën e sotme një deklaratë ku thotë se The Weeknd ka thyer rekordin për transmetimin e këngëve në një ditë të vetme në këtë platformë.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Republic Records ka thënë se mbështetja e Spotify-t për The Weeknd ka dhënë frytet e pritura, pra një sukses të vërtetë. “Kemi besimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë akoma dhe më tej”, – është shprehur Monte Lipman. /Blitz.al/