Vritet një 24-vjeçar në Bushat

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një vrasje ndodhi rreth orës 2:15 minuta pas mesnate në Shkodër.

Luigj Gjergji, 24-vjeç, u qëllua teksa po udhëtonte me makinën e tij në drejtim të Kryebushatit kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me breshëri automatike.

Advertisement

Mësohet se atentatorët po udhëtonin me një motoçikletë dhe se në drejtim të 24-vjeçarit ka qëlluar vetëm njëri prej tyre.

Pas breshërisë së plumbave makina e Gjergjit, një Audi me targa greke, ka përfunduar në një kanal. Autorët janë larguar dhe policia po punon për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e motiveve të krimit.