Ka shkuar në 3 numri i personave të vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan ndërsa 6 të tjerë janë plagosur rëndë në sulmin e armatosur të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Disa persona të veshur me uniforma policie kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të një lokali.
Në zonë raportohet lëvizja e një numri të madh makinash policie dhe postblloqe.
Është ende e paqartë kush ka qëlluar dhe se autorët ishin vërtet policë.
6 të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjëndje më të rëndë.
Bledar Muca dhe Fejzulla Capja mësohet se janë dy prej të plagosurve.