Vrasja te “Top Channel”, banorët e “BBV” dëgjojnë krismat e armës, Qetsori: Ishte kallash…

Mbrëmjen e djeshme, u qëllua me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të zyrave të “Top Channel” në Kashar. Për pasojë, breshëria e plumbave i mori jetën rojes Pal Kola.

Të shtënat u dëgjuan edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Momenti me video është shpërndarë masivisht në rrjet. Aty dëgjohen banorët që ndodhen në oborr, e që më pas dëgjojnë krismat e kallashnikovit.

Advertisement

Qetësori, Nita dhe Kristi ishin në oborrin e shtëpisë në momentin që ndodhi ngjarja dhe po bisedonin me njëri-tjetrin.

Diskutimi i tyre u ndërpre kur dëgjuan breshërinë e plumbave që i mori jetën rojës së sigurisë. Ishte Kristi ai që pyet se çfarë ishte ajo zhurmë e më pas Qetsori i thotë që ishte kallash.

Kristi: Çfarë ishte ajo?

Qetsori: Kallash

@bigbrothervipalbaniavids

cfar spo degjojm #bbv #luizejlli #lorihoxha #arbanaosmani

♬ original sound – BBV ALBANIA 2