Leonard Ristani ishte kunati i viktimës dhe ndodhej në banesën ku jetonte motra e tij Shpresa Kurti, gruaja e viktimës së bashku me djalin 23 vjeç Jurgen Kurti. Prej kohësh Artur Kurti nuk jetonte me familjen pasi ishte në proces divorci me gruan për shkak të konflikteve të herëpashershme me të.
Ndryshe nga çfarë u raportua menjëherë pas ngjarjes se djali kishte qëlluar për vdekjen babain e tij, policia mëngjesin e kësaj të marte pas marrjes së dëmshmive të para dhe nisjes së hetimeve ka konstatuar se Leonard Risani pas përleshjes me Kurtin e ka goditur atë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që djali Jurgeni është marrë në cilësinë e bashkëautorit për shkak të përfshirjes së tij në momentin e përjeshjes mes tyre.
Kunati Ristani ka marrë plagë nga goditjet e Kurtit dhe për pasojë është shtruar menjëherë në spital ku ndodhet ende, por këtë mëngjes i ndaluar në flagrancë nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes.