“Votoni me mik”: Albërije Hadërgjonaj përplaset me Orgesa Zaimin për “Këngën Magjike”…

Albërije Hadërgjonaj dhe Orgesa Zaimi ishin të ftuara në programin “Zemër Luana” dhe morën pjesë në rubrikën “Në gojën e luanit hedhim valle”, ku u përplasën dhe me tone të larta, të paktën nga ana e Albërijes.

Orgesës iu bë kjo pyetje: “Këtë vit je kthyer si konkurrente te “Kënga Magjike”, ku veç teje, ka edhe shumë konkurrente të forta. Deri më tani, lakohen si pretendente për fitore Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Mariza Ikonomi, ti do na tregosh sot në “Zemër Luana” se cila është fituesja sipas teje, cila është fituesja e publikut dhe cila skualifikohet?”.

Advertisement

Orgesa u mundua ta shmangte pyetjen, më pas, duke e sheqerosur pak, tha se përgjigjen do ta përshtaste vetëm për emisionin sepse nuk është askush për të dhënë një vendim të tillë…

Pikërisht, këtu ndërhyri Albërija.

“Jo, jo, je gabim”, tha ajo. “Te “Kënga Magjike” votoni njëri-tjetrin dhe unë pretendente e çmimeve të para, s’kam marrë asnjë pikë nga kolegët e mëdhenj”, shtoi ajo, duke nënkuptuar se votohet me mik dhe se nuk vlerësimi nuk bazohet te kënga dhe performanca, por te marrëdhënia personale.

Ndërkohë, Orgesa këmbënguli që të përgjigjej, sepse pyetja i ishte drejtuar asaj, por sërish, Albërija i tha: “Thuaje! Nxirre luanin! Sepse ke përgjegjësi!”.

Përfundimisht, Orgesa dha vendimin e saj, duke shpallur fituese Mariza Ikonomin; çmimin e publikut ia dha Anxhela Peristerit dhe rrjedhimisht, eliminoi Marsela Çibukajn.

Nëse mendoni se Albërija u ndal me kaq, na lejoni t’ju surprizojmë.

“Tani, e shpall fituese Mariza Ikonomin se e ke shoqe, apo sepse ka këngën më të mirë të festivalit?”, pyeti Albërija, duke marrë shumë brohorima nga publiku. “Albërija del dhe ta thotë në sy! Mua nuk ma ndryshon njeri mendimin, se kam punuar, kam sakrifikuar dhe kam vuajtur për të ardhur këtu ku jam. Pse duhet t’ia jap një shoqes sime (pikët) në festival?”, pyeti ajo.

Orgesa tha se i ka të trija shoqe, por kjo s’ia mbushi mendjen aspak Albërijes.