Parlamenti miratoi të tre kandidatët për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të propozuar nga maxhoranca, morën respektivisht nga 74 dhe 82 vota pro. Ndërsa emri më i votuar ishte Gent Sejko i propozuar nga vetë Këshilli Mbikqyrës i Bankës. Përveç votimit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, Genti Sejko, është dekretuar nga Presidenti i Republikës si kandidat për Guvernator të Bankës. Maxhoranca fillimisht është shprehur skeptike mbi kandidaturën e Sejkos për postin e guvernatorit. Disa eksponentë të saj, madje kanë deklaruar publikisht në media qëndrim kundër, por rezultati i votimit të së mërkurës hap të tjerë skenar për dekretin. A ka ndryshuar qëndrim maxhoranca për kandidaturën e Sejkos si guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë? Kjo pritet të mësohet muajin e ardshëm, kur dekreti i presidentit do të votohet në Kuvend. Ndërkaq veç tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës parlamenti miratoi këtë të mërkurë edhe kandidaturën e Enkelejda Shehit në postin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Mimoza Kacit si zëvendësen e saj.