Vorë | Berisha: qytetarët duhet të votojnë rrugën e arritjeve

Tuesday, December 16, 2025

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se në këtë Bashki, do të ketë transformime të mëdha, me në krye kandidatin Ismailin. “Jam këtu për të paraqitur, për të rikandiduar zotin Fiqiri Ismailin për kandidatin për Bashkinë Vorë. Fiqiri Ismaili ka dëshmuar këto vite se është një menaxher i shkëlqyer, një qytetar shembullor, qytetar i parë me zemër të dhimbsur ndaj çdo problemi. Në ditët më të vështira të kësaj Bashkie, zoti Fiqiri u tregua një burrë me integritet dhe dha një kontribut historik për kapërcimin e ngjarjes së Gerdecit. Ai është modeli i qytetarit të parë, drejtuesi që mbi të gjitha mendon nga mëngjesi deri në darkë se çfarë do të bëjë. Me këtë moto, me këtë frymë e ka shndërruar Vorën në Bashkinë e transformimit të madh, ku qytetari është në piedestalin e tij”. Më tej, kryeministri tha se në zgjedhjet e 8 Majit, qytetarët do të vijojnë rrugën e arritjeve. “Kemi dyfishuar rrogën mesatare. Kemi dyfishuar pensionet e ulëta. Për më tej, kandidati ynë do të sjellë një shtesë pensioni, për mbi moshën 75-vjeç, nga fondi i Bashkisë” tha kryeministri.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -