Vlorë – Vijojnë protestat opozitare. Rama: Berisha nuk e lë popullin të zgjedhë

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve vlonjat, kreu i partisë Socialiste u shpreh se, duhet të largohet kjo qeveri pasi ajo ka dështuar. Më tej ai vazhdoi akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke theksuar se, “Berisha nuk e lë popullin të zgjedhë”. Kreu i opozitës, përsëriti sërish faktin se këto protesta do të vazhdojnë për sa kohë që nuk ka transparencë ndaj votës së lirë. Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe aleatët e tjerë të Partisë Socialiste të cilët prej disa javësh, kanë nisur turin e protestave kundër qeverisë nëpër rrethe.

Advertisement