Sipas drejtuesit të kësaj stërvitje Adnan Agastra, kapiten i rangut të dytë, objektivi i kësaj stërvitje është rritja e shkallës së ndërveprimit ndërmjet forcave detare pjesëmarrëse dhe rritja e aftësive për drejtimin e operacioneve në rast krizash në mjedisin detar. Vëndet pjesëmarrëse janë Shqipëria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Ndërsa stërvitja do të drejtohet prej forcave ushtarake detare shqiptare me komandant Bektash Petoshatin, drejtues Adnand Agastra dhe oficer koordinator Dorian Tola. Sipas Agastrës, qëllimi kryesor i stërvitjes që do të kryhet në datat 7 deri në 12 qershor është përmbushja e standarteve të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse, rritja e mirëkuptimit, konfidencës dhe bashkëpunimit mes personelit të Forcave Detare të ADRIONIT.