Vlorë, sherri për gardhin, vret fqinjin me thikën e bukës

Një 57-vjeçar është vrarë me thikë nga fqinji i tij mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Ploç të Vlorës. Konflikti ka nisur për gardhin që ndante banesën e viktimës dhe autorit të vrasjes. Viktima është Ilir Kadare, 57-vjeç.
Viktima është konfliktuar me fqinjin e tij, Mystehak Selimaj, 54 vjeç. Mystehak Selimaj e ka qëlluar me thikën e bukës fqinjin e tij Ilir Kadare, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Kadare është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në fshatin Ploç duke bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes.
Mes dy fqinjëve ka patur grindje të vazhdueshme për gardhin që ndante pronën e tyre.
Advertisement