Vlorë – Rama vazhdon turin për prezantimin e programit qeverisës

Në këtë fshat Edi Rama ka bërë publik disa nga pikat e planit të PS për të ndryshuar fshatin. “Shqipëria sot vuan nga një varfëri që në zonat rurale është 50% më e lartë se në qëndrat urbane. Shqipëria sot vuan nga një varfëri që shton varfërinë, për shkak se ndaj varfërisë kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë përgjigjet e duhura nga politikat qeverisë” u shpreh Rama në Lakatund. “Ne do krijojmë Ministrinë e Zhvillimit Rural, e cila do të fokusohet tek fshati, e cila do të përqëndrojë të gjitha fuqitë tona intelektuale dhe financiare për zhvillimin e fshatit, dhe që do të jetë në krah të të gjithë bujqve e fermerëve shqiptarë në të gjitha komunat dhe fshatrat e vëndit” u shpreh Rama. “Duhet të hapet një epokë e re, e cila duhet të fillojë me dhënien e titujve të pronësisë, për të gjithë bujqit e fermerët, me sigurimin dhe konsolidimin e tokës përmes një Kodi të ri të Tokës, dhe duhet të vazhdojë me krijimin e një aleance strategjike mes bujkut dhe fermerit nga njëra anë dhe shtetit nga ana tjetër. Përmes kësaj aleance ne mund të krijojmë mirëqenie” shtoi më tej kryetari i PS, Edi Rama.

Advertisement