Rama tha se programi i ri i qeverisjes së socialistëve parashikon ritme të reja të rritjes ekonomike në fshat në mënyrë që të ulet pabarazia e thellë sociale. “Ne do të ulim kostot e prodhimit duke nxitur përmes mbështetjes financiare rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit”, ka deklaruar Rama. Në Novoselë Rama përsëriti premtimin për heqjen e akcizës së naftës për fermerët dhe solli në vëmëndje premtimet e pambajtura sipas tij të kryeministrit Berisha. “Ai premtoi se me të marrë votën tuaj do ta bënte 400 lekë cmimin e naftës, por jo vetëm që nafta nuk zbriti, por cmimi i saj u trefishua”, ka theksuar Rama.