Një deklaratë të tillë e ka bërë nga Vlora, ku ndodhet për të përkujtuar Ditën e Flamurit, kryesocialisti Edi Rama. “28 Nëntori përbën një gur themeli për shtetin shqiptar”, tha ai në ceremoninë e veçantë të zhvilluar në Vlorë për ditën e Pavarësisë. Duke kaluar në politikën aktuale të vendit, ai tha se detyrimi për mbrojtjen e votës mbetet më i madhi dhe se ai nuk do t’i mbyllë sytë ndaj parimeve të shenjta të kombit. “Berisha gjendet para faktit të rëndë dhe ai po kapërcen kufijtë, ai është një diktator i regjimit të vjetër”, tha Rama. Duke shtuar më tej se Berisha zbërthen fjalime ogurzeza, porse politika e shpifjeve është e diskretituar në Shqipëri. “Aleanca jonë e madhe është një lëvizje popullore” e mbylli ai deklaratën e tij duke përmendur aksionin politik të opozitës në emër të mbrojtjes së votës së lirë.


