Vlorë | Rama cel zyrën e deputetit

Kryeministri i ardhshem, Edi Rama, ishte i pranishëm sot në mesditë në çeljen e Zyrës së Deputetit në qytetin e Vlorës, ku u takua me punonjësit e përzgjedhur pa praninë e medias. Zoti Rama, që u zgjodh deputet në këtë qark në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, bashkëbisedoi me tre të rinjtë që u përzgjodhën për të punuar, përmes një konkursi. Mes fituesve, përfshihen Alma Binaj, Arjola Sulaj e Bevis Shehaj. Z. Edi Rama, i shoqëruar nga pjesëtarë të stafit të vet, është larguar pasi ka qëndruar për mjaft minuta. Ndërkohë, më pas Zyra e Deputetit është vizituar nga mjaft qytetarë. Një pjesë prej tyre kanë bashkëbiseduar me pjesëtarë të stafit të kësaj zyre për probleme që i shqetësojnë dhe që kanë menduar t’ja paraqesin Kryeministrit të ardhshëm, njëkohësisht deputet i Vlorës.

Advertisement