Një postbllok policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Sherishtë në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23 kur efektivët e policisë kanë kërkuar të ndalojnë një automjet tip Benz dhe një Land Rover që po udhëtonin me shpejtësi.
Pas rreth 100 metrash ata janë ndalur, por sapo është afruar makina e policisë është qëlluar në drejtim të saj nga drejtuesi i makinës Land Rover.
Më pas makinat janë larguar me shpejtësi, por janë ndaluar nga një tjetër postobllok policie.
Personat e Land Roverit kanë braktisur makinën duke lënë brenda saj edhe 2 automatikë kallashnikov.
3 persona janë bllokuar në mjetin Benz ku ka rezultuar se njëri prej tyre ishte i plagosur.
35 – vjeçari Martin Hitaj tha se është plagosur në fshatin Kotë, por për policinë rrethanat janë ende të paqarta.
Në komisariat janë shoqëruar dy vëllezërit Vasil dhe Ilir Bircaj ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.